Klubet e Ligës Spanjolle duket se kanë qenë më dorëlëshuar në merkaton e kësaj vere në krahasim me atë të vitit 2017. Rezulton se për 2018, skuadrat e kampionatit kryesor iberik kanë shpenzuar 887.92 milionë Euro, 291.82 milionë Euro më shumë se në merkaton e transferimeve të verës së kaluar. Përsa u përket të ardhurave, edhe në këtë aspekt ka një përmirësim pasi ato kanë arkëtuar 801.6 milionë Euro. Deficiti në bilancin e La Ligës përsa u përket lëvizjeve në merkato është 86.32 milionë Euro, ndërkohë që në 2017 ai ishte 79.5 milionë, një tjetër tregues ky që vërteton rritjen e shpenzimeve për blerje lojtarësh.
Futbollisti më i shtrenjtë i këtij sezoni për futbollin spanjoll, është lemar për të cilin Atletiko madrid i pagoi Monakos 70 milionë Euro, ndërsa shitja më e madhe ishte ajo e Kristiano Ronaldos te Juventusi prej 117 milionë Eurosh. Klubi që ka investuar më shumë gjatë kësaj vere, 146.25 milionë Eurosh. në të njëjtën kohë, Los Blancos janë ata që edhe kanë arkëtuar më shumë 133.5 milionë Euro.
sfidanti.al