Belgjika, mbas 32 vitesh, përsëri do të luajë në gjysmëfinale të një kampionati botëror, pasi mundi 2-1 në një superderbi në çerekfinale favoritin kryesor Brazilin dhe dëshmi e f0aktit se “djajtë e kuq” po zhvillojnë një Botëror për t’u mbajtur mend është fakti se ata nuk varen nga një lojtar. Është hëra e parë mbas 12 vitesh që një përfaqësuese në një kampionat botëror ka kaq shumë golashënues të ndryshëm – nëntë të tillë.
Vetëm Italia, në kampionatin botëror të vitit 2006 dhe Franca në vitin 1982 kanë pasur më shumë golashënues të ndryshëm, nga 10. Belgjika ka shansin që një lojtar tjetër i saj ta shënojë veten në listën e golashënuesve, pasi ajo do të zhvillojë edhe dy ndeshje, një në gjysmëfinale dhe një në finale ose për vend të tretë ose të katërt.
Sfidanti.al