Bota qesh akoma me Nejmarin: penallti të tillë as babai nuk do t’ia jepte!

Akrobacirat e Nejmarit në këtë Botëror ia kanë ngritur nervat shumë dashamirësve të futbollit dhe ka shumë nga ata që po gëzohen se nuk do t’i shohin më budallallëqet e tij në fushë, duke u përdredhur dhe duke u rrotulluar rreth vetes, thjesht, nuk do ta shohin më teatrin e tij të keq, duke qenë se Brazili u eliminua nga Belgjika (2-1) në çerekfinale.
Nejmari u gjend përsëri në qendër të vëmendjes në ndeshjjen me Belgjikën, kur ai synoi që të merrte, në mënyrë të pamerituar, penallti, duke aktruar jo si një aktor Hollivudi, por si i Bollivudit indian! Nejmari ra qëllimisht në tokë që të merrte penallti, por gjyqtari serb, Milorad Mazhiç, nuk e hëngri “karremin”, ndërkohë që opinion i publik sportiv nisi të tallej me Nejmarin. “As babai i tij nuk do t’ia jepte atij nje penallti të tillë”, shkruante dukish në një nga rrjetet sociale.
Sfidanti.al