Belgjika, mbas 32 vitesh, siguroi një vend në gjysmëfinale të një kampionati botëror, duke qenë se arriti një fitore të madhe, pasi mundi 2-1 Brazilin. Mbas ndeshes, trajneri spanjoll i Belgjikës, Roberto Martinez, deklaroi:
“Brazili ka aq shumë lojtarë kualitativë, saqë ke frikë se dikush nga ata në çdo moment mund të bëjë ndonjë magji. Brazilin mund ta përballosh vetëm me taktikë dhe ne, me sa duk mua, arritëm që ta bënim këtë. Ne, në këtë mbrëmje, bëmë diçka, për të cilën mund të krenohet e gjithë Belgjika. Këta futbollistë bënë disa gjëra që do të mbahen mend gjatë në të ardhmen, por, megjithatë, ne do të gjejmë energjinë e nevoshme për sfidën e ardhshme dhe do të përpiqemi që ta ngjisim shkallën tjetër lart”, vuri në dukje trajneri spanjoll i Belgjikës, Martinez.
Sfidanti.al