Reali ka gjetur dy veta për Ronaldon: Azarin dhe Ikardin?

Reali i Madridit, sikurse shkruan media botërore, do të përpiqet që të realizojë dy megatransferime gjatë këtij sezoni veror. Eden Azar dhe Mauro Ikardi jane dy emra që synohen nga klubi “mbretëror”, pasi ata të dy janë futbollistë ofensivë dhe do të mund ta zëvendësojnë shumë mirë Kristiano Ronaldon që duket se ka marrë rrugën për te Juventusi i Torinos.
Azari, në fakt, prej një kohe të gjatë, ka qenë objektiv i Realit të Madridit, ndërkohë që edhe ai vetë e shpreh hapur dëshirën se do që të shkojë në “Santiago Bernabe”. Ikardi, nga ana tjetër, duke qenë kapiten i Interit, zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në Serinë A.
Sfidanti.al