Vetëm dy gola, pak shkëlqim dhe shumë simulim. Kjo është karakteristika dhe “nota në sjellje” për Nejmarin nga mediat botërore, por duket edhe nga tifozët brazilianë. Media kryesore sportive në vend, “Globoesporte” bëri një sondazh, menjëherë pas eleminimit nga Belgjika në Botëror, dhe rezultati ishte domethënës.
Plot 56 për qind e votuesve “e ngelën Nejmarin në klasë”, duke i dhënë vlerësim negativ. Njëzetetetë prej tyre e cilësoi lojën e tij ndaj belgëve si shumë të keqe, 26 për qind e quajtën të keqe, 14 për qind thanë se Nejmar bëri diçka, dhe vetëm 4 për qind ishin të bindur se ai luajti shumë mirë.
Sondazhi ishte serioz sepse për të votuan 300 000 tifozë. Trajneri i Brazilit, Tite e mbrojti yllin e tij duke thënë se “është e padrejtë të akuzojmë vetëm një lojtar për humbjen e skuadrës, Nejmar bëri një ndeshje të madhe”. Gjithsesi, ka shumë që dyshojnë nëse ai do të arrijë ndonjëherë në nivelin e Mesit apo Ronaldos.
Sfidanti.al