Një Sauthgejt në stol, një në tribunë që çmend tifozët

Anglia e pati në stol trajnerin e saj, Garet Sauthgejt, dhe ai e drejtoi skuadrën si përherë ndaj Suedisë, veçse tifozëve u tërhoqi vëmendjen më shumë dikush tjetër. Një “Sauthgejt Nr.2” ishte në tribunë, një tifoz anglez thuajse kopje e trajnerit të kombëtares së tij, me të njëjtën formë fytyre, të njëjtën mjekër, prerje flokësh dhe veshje.

“Sozia” ishte kaq i ngjashëm me Sauthgejtin e vërtetë, saqë njerëzit nuk po u besonin syve, siç duket edhe në foto. Pra, anglezët e gjetën një kuriozitet më shumë për të cilën do të mbahet mend kjo Kupë e Botës. Gjithsesi, Sauthgejti “Numër 1” nuk e vrau shumë mendjen për sozinë, apo ndoshta nuk duhet ta ketë parë fare. Ai u lumturua pa masë nga fitorja e skuadrës së tij.

Sfidanti.al