Stadiumi i ri San Siro merr formë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Milani dhe Interi do të dorëzojnë projektin e impiantit të ri në Bashkinë e Milanos, javën e ardhshme. Drejtuesit e të dy klubeve milaneze ia bënë të ditur vendimin e tyre kryebashkiakut të Milanos, Xhuzepe Sala dhe Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Kristian Marangone.
Masterplani i stadiumit është përgatitur nha një task force e përbashkët e përbërë nga ekspertë të të dy klubeve në nëntor të vitit 2018. Ndërkaq, te Milani duket se do të ketë sërish ndryshime përsa i përket pronësisë. Sipas agjencisë Adnkronos, Fondacioni Eliot është në bisedime me sipërmarrës nga Katari për të shitur klubin milanez.
Ky lajm i ka tronditur jo pak dtifozët e Milanit të cilët kanë parë që klubi kuqezi të ndërrojë 2 herë pronësinë. Fillimisht, u pa që aksionet e Milanit kaluan nga duart e Berluskonit tek ato të Jonghong Li në 2017 dhe më pas në duart e fondacionit Elliot. Gjithnjë sipas kësaj agjencie për këtë arsye ishte parashikuar edhe një takim mes drejtuesve të klubit të Milanit dhe sipërmarrësve katariotë. Ndërkaq, Milani ka reaguar ndaj këtij lajmi duke përgënjeshtruar këtë lajm të cilin e konsideroi të pabazuar. Ndërkaq, vetë fondacioni Elliot ka bërë të ditur se ka përgatitur një projekt afatmesëm e afatgjatë për Milanin.
sfidanti.al