Champions League, UEFA hedh një ide të re

UEFA ka nisur studimin për një Ligë të re kampionesh. Ai që e bëri të ditur ishte vetë presidenti i qeverisë së futbollit Aleksander Ceferin në një intervistë për Times teksa theksoi se klube si Ajaksi apo Monako e Leister që bëhen protagonistë të sezoneve fantastikë duhen mbrojtur

‘Duam të mbrojmë skuadra si Ajaksi i këtij viti apo Monako e Leister në sezonet e kaluara-tha Ceferin-Ajaks luajti në gjysmëfinale e tani do të duhet të shesë lojtarët e tij sepse nuk e di nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Nuk mendoj se duhet të mbrojmë shumë klube, por vetëm disa. ideja është që skuadrat që shkojnë deri në një farë raundi të kompeticionit (cerekfinale apo gjysmëfinale) të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve edhe sezonin e ardhshëm. Gjithsesi për momentin është vetëm një ide që po diskutohet, në 11 shtator do të flasim sërish me drejtuesit e Ligave dhe të klubeve.

Më pas Ceferin u kthye të flasë për mundësinë e krijimit të Superligës me të gjithë klubet kryesrore, ndërkohë që shtoi se nuk ka nevojë për autorizimin e FIFA për të organizuar një lloj Superkupe mes skuadrës fituese të kampionatit Evropian dhe asaj të Copa America.

Ceferin foli edhe për zgjedhjen e Baku për finalen e Europa League, dicka që shkaktoi polemika në Angli.
‘Arsenali është ankuar-tha Ceferin-por ne jemi qeveria e futbollit evropian dhe duhet të lejojmë zhvillimin kudo. Cdo pjesë e Evropës është larg për dikë tjetër’.

sfidanti.al