Përfaqësuesja e Argjentinës nuk arriti që ta mposhtë Perunë para tifozëve të vet dhe, tani, ndodhet në një një situatë të vështirë, ndërsa ka përballë raundin e fundit të ndeshjeve kualifikuese në përpjekjet e saj për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Rusi 2018. “Gauçosët” (argjentinasit) ndodhen në vendin e 6-të dhe duhet të fitojnë patjetër në fushën e futbollit të Ekuadorit, nëse duan që të marrin pjesë në Mundial. Trajneri Horhe Sampaoli, sidoqoftë, është i bindur se nuk do të ketë asnjë befasi dhe se ekipi argjentinas do ta arrijë qëllimin e vet.
“Unë jam i bindur se ne do të shkojmë në Kupën e Botës të Rusisë. Me luajtëm mirë, por na mungoi goli. Jam shumë i eksituar lidhur me atë që na pret, por ekipi ynë nuk dorëzohet kurrë, ai do të bëjë të gjitha përpjekjet dhe ne do të arrijmë synimin tonë”, vuri në dukje Sampaoli.