Receta e Pandevit me Italinë – e suksesshme, kundërsulmet e shpejta

Goran Pandevi e shpjegoi se përse Maqedonia e “realizoi planin” e saj në ndeshjen kualifikuese të Grupit G të Kupës së Botës Rusi 2018 me Italinë, duke u larguar nga Torino me një pikë. “Kuqeverdhët” treguan edhe një performancë tjetër të shkëlqyer, sikurse shkruan media sportive maqedonase, kundër “azurëve”, por, në ndryshim nga ndeshja në Shkupit, kur Maqedonia mbeti “duarbosh” në ndeshjen e saj të parë me Italinë, kësaj here, ajo mori një pikë të madhe. Italia shënoi e para me anë të Kielinit, ndërsa, në pjesën e dytë, zëvendësuesi Aleksandar Trajkovski mposhti Xhixhi Bufonin, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

“Mendoj se ne u mbrojtëm mirë dhe nxorëm maksimumin nga kundërsulmet”, tha Pandevi mbas ndeshjes, duke shtuar se “kështu duhet të luhet kundër ekipeve të mëdhenj, sepse, në të kundërt, do të pësoni tre ose katër gola. Ne kemi lojtarë të rinj që po shënojnë progres, ndërsa shpresoj se e ardhmja jonë do të jetë edhe më e mirë”. I pyetur, nëse Italia duhet të ketë ndonjë frikë lidhur me pjesëmarrjen e Italisë në Kupën e ardhshme të Botës, Pandevi tha se “Italia ka një ekip mjaft të mirë me shumë kampionë, kështu që ajo do të shkojë në Rusi. Në fakt, me neve, italianët nuk kishin se përse të luanin shumë, duke qenë se e dinin se do të dilnin të dytët në grup”, tha ai.

Sfidanti.al