Sa i rëndësishëm është Hazari për Çelsin? Apo është çelsi i Çelsit..

Çelsi, në fakt, e dominoi plotësisht ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Uollverhemtonit, por, megjithatë, nuk arriti më shumë se barazimi 1-1, duke marrë vetëm një pikë në vend të tri pikëve. Madje edhe këtë pikë e siguroi në min. e 92-të të ndeshjes mbas golit të shkëlqyer të Eden Hazarit që e shpëtoi klubin londinez nga humbja.
Futbollisti i lartpërmendur belg e tregoi edhe një herë tjetër sesa i rëndësishëm është ai për Çelsin dhe këtë e konfirmon edhe statistika:
Hazari ka marrë pjesë direkt në 24 gola që “blutë” e Londrës kanë shënuar në Premier Ligë dhe asnjë futbollist tjetër nuk ka marrë pjesë sa ai në shënimin e golave. Veç kësaj, Çelsi nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Stemford Brixh” në Premier Ligë, kur ky futbollist belg ka shënuar gol. Kështu që është e qartë se përse ky klub londinez bën gjithçka që ta mbajë në radhët e veta Eden Hazarin.
Sfidanti.al