Alegri për argëtimin “fatsjellës” të yjeve : Jam trajner.. jo roje!

Tabloidi italian “The King” publikoi para disa ditësh një lajm, sipas të cilit futbollistët e Juventusit mbas humbjes 2-0 nga Atletiko e Madridit në Ligën e Kampioneve, menjëherë mbas ndeshjes fluturuan me një aeroplan privat gjetkë, më saktë në një parti argëtuese, ku, midis tjerëve, ndodheshin edhe rreth 60 manekine.
Sipas tabloidit të lartpërmendur, në argëtimin e mësipërm morën pjesë shumë lojtarë të Juventusit, me përjashtim vetëm të Federiko Bernadeskit dhe Andrea Barzalit që do të thotë se në të morën pjesë Ronaldo, Dibala, Pjaniç…
Trajneri i Juves, Masimo Alegri, që u pyet përsa më sipër nga gazetarët, i konfirmoi zërat e përhapur, por tha:
“Ajo ishtë një mbrëmje dhe asgjë më shumë. Sidoqoftë, unë jam trajner futbolli dhe jo roje. Është mirë që lojtarët të marrin pjesë në veprimtari që e përmirësojnë atmosferën në ekip. Ata janë njerëz të rritur dhe e dinë vetë se çfarë bëjnë. Mendoj se ajo mbrëmje ishte fatsjellëse, sepse më pas ne mundëm Napolin”.
Sfidanti.al