Sergio Ramos ka thënë se lojtarët e Spanjës jepen gjithçka por ata u eliminuan nga lotaria e penalltive kundër Rusisë dhe ai shpreson që ky mos të jetë fundi i një gjenerate
Spanja shënoi e para përmes një autogoli dhe Rusia u kthye në lojë pas një penalltie duke e ruajtur rezultatin deri në fund.
“Ishte një humbje e madhe për shkak se ne u eliminuam nga Botërori, shumë e vështirë por skuadra dha gjithçka dhe ne dëshiruam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, ka theksuar ai.
“S’mund të them më shumë, ne treguam personalitet në këtë lojë. Ata e dërguan ndeshjen te penalltitë por ne ishim shumë më të mirë”, tha ai, transmeton GazetaExpress.
“Penalltitë janë lotari dhe ne humbëm por jam krenar si kapiten, sepse kur ne humbim ndjehemi tamam spanjoll. Ne shpresojmë që ky mos të jetë fundi i një gjenerate, kjo është një skuadër që do të rritet. Shpresojmë që të fitojmë përsëri këso lloj garash dhje njerëzit të jenë krenar kur veshin fanellën e Kombëtares”