Dy ikonat e futbollit modern, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u eliminuan nga Botërori, ndersa në skenë ka mbetur edhe edhe ylli i Belgjikes, Hazard që tani e ka kohën të shkëlqej.
Mungesa e këtyre dy lojtarëve, të cilët kanë monopolizuar Topin e Artë që disa vite si në paraqitjet e tyre për klube ashtu në nivelin ndërkombëtarë për më shumë se një dekadë ka lënë sivjet një dhomë të lirë në Rusi, derisa edhe Nejmar, Mbape dhe Kejn do të jenë në garë.
“Shpresojë që po, nëse ata nuk janë në Botëror atëherë është koha e jonë”, ka thënë ai.
“Po, dua që të kalojë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe ndoshta edhe në finale. Ne luajmë për Belgjikën, ne kemi lojtarë të mirë, por natyrisht unë dëshirojë të shkojë në finale. Mesi dhe Ronaldo janë jashtë tani por ka edhe shumë lojtarë tjetër të mirë që janë ende në Botëror. Të shohim në fund”.
“Është në dorën tonë. Ne do të luajmë bashkë, të japim gjithçka dhe të shohim çfarë do të ndodh”.
Ylli belg, Hazard po ashtu ka refuzuar të tregojë se lojtarët e Belgjikës tashmë janë duke menduar për takimin me Brazilin në çerekfinale.
“Ne luajmë kundër Japonisë kështu që nuk jemi të sigurt a kualifikohemi apo jo dhe po ashtu as Brazili nuk e ka të sigurt”