Diego Armando Maradona ka qenë analist sportiv i televizionit “Telesur” gjatë kohës së Botërorit të Braziit, ndërsa në kampionatin botëror të tanishëm të Rusisë ai ësdhtë bërë gazetar i programit “De la mano del Diez”, ku futbollisti i famshëm argjeninas ka marrë përsipër rolin e gazetarit. Në emisionin e fundit i ftuar special i tij ishte ish-futbollisti i famshëm brazilian ‘Il Fenomeno”, Luis Nazario de Lima Ronaldo, për të cilin Maradona tha me plot gojë se, nëse nuk do të ishte dëmtuar, ai do t’i kishte kaluar të gjithë të tjerët dhe do të ishtë bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror.
“Në qoftë se, ti, nuk do të ishe dëmtuar, ti, do të ishe bërë futbollisti më i mirë në histori, madje, pa asnjë dilemë. Unë ta them këtë, duke lënë mënjanë shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj”, vuri në dukje Maradona, duke shtuar se “ajo që bën Roni, është ndryshe nga ajo që bëjnë të tjerët. Ky është një personalitet fenomenal”, i tha direkt Maradona futbollistit brazilian Ronaldo, duke i puthur ndërkohë dorën!.
Sfidanti.al