Xhordan Henderson rrëfehet në podcasting e Xhemi Karrager dhe flet për sezonin e tij të parë me Liverpulin kur në skuadër ishte edhe Luis Suarez, aktualisht sulmuesi I Barcelonës. Është pikërisht uruguajani protagonist në rrëfimin e Henderson I cili ttregon se në një seancë stërvitore me The Reds kishte dëshirë ta gjuante Luis Suarez pasi sipas tij ky I fundit e përcmoi dhe ia uli besimin te vetja.
Në rrëfimin e tij, Henderson tha se Suarez e bëri të ndihej inferior dhe tallej gjithnjë me aftësitë e tij gjatë seancave stërvitore dhe për këtë arsye ai pranoi se erdhi një moment kur ai ishte gati ta gjuante sulmuesin uruguajan. ‘Ai ishte aty duke bërë gjeste me krahë dhe duke thënë se cfarë po bënte. Unë e shihja dhe isha gati ta vrisja-tha Henderson.
Por pavarësisht kësaj, mesfushori pranoi se më pas ai dhe Suarez patën raporte të mira. Ai pranoi se të dy lojtarët I lanë pas diferencat mes tyre dhe raporti shoqëror u përmirësua akoma më shumë
Sfidanti.al