Këtë herë ai u shfaq si një tifoz ultras, por kuptohet “gjoja”. Jurgen Klop gjithnjë është “mbret i shakave” dhe nuk ngurroi ta bënte edhe një tjetër, kur u pyet për Zllatan Ibrahimoviçin. Trajneri i Liverpulit u ngacmua nëse ai e kishte në plan të merrte suedezin e famshëm, tani që ai u kthye nga SHBA-ja në Europë. “Nëse ai nuk do të kishte luajtur për Mançester Junajtidin, ndoshta mund ta kisha menduar këtë gjë, – tha Klopi, me shaka për gazetën holandeze “Sportbladet”, – por, po ashtu nuk jam i sigurt nëse ai do të dëshironte të luante me ne, pasi Liverpuli ka ritëm shumë të lartë loje”.
Klopi nuk harroi të theksonte se e respektonte Zllatanin për karrierën e madhe që kishte kaluar (dhe që po vazhdon). Pak ditë më parë, ai u pyet për Kilian Mbapenë, dhe tha gjysmë me shaka se “s’ka lojtar që nuk dëshiron të luajë për Liverpulin, por çështja është tek paratë, pra nuk mendoj se mund të bëhet”.
Sfidanti.al