Luis Nazario De Lima Ronaldo ka qenë një shembull jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke u sjell në atë mënytë që i solli atij krijimin e mjaft miqësive në botën e futbollit dhe respektimin nga ana e shumë futbollistëve të mëdhenj. Sulmuesi legjendar brazilian, momentet më të vështirë në karrierën e tij, i përjetoi si lojtar i Interit, ku, për herë të parë, dëmtoi gjurin. Ai kujton ato ditë të këqia, duke treguar për një rast që u pëlqeu shumë tifozëve të futbollit.
Ronaldo zbuloi se miqësia e tij me Zidanen ka filluar shumë më herët, para se ata të luanin së bashku te Reali, ndërsa arsyeja kishte lidhje me një gjest fenomenal të Zidanes. “Miqësia ime me Zidanen ka filluar, kur unë luaja me Interin, më saktë, kur unë u dëmtova rëndë për herë të parë. Pa folur fare, paraprakisht, mes njëri-tjetrit, ai i kërceu aeroplanit dhe erdhi që të më vizitoj në Paris. Kështu, ne u bëmë miq shumë të mirë, thjesht, nuk mund ta shpjegoj më mirë miqësinë tonë”, i tha Ronaldo ESPN-së.
Sfidanti.al