Ronaldo fitues i Topit të Artë? Luzitani thote se e pret një ‘betejë’ e fortë.

Trofeu i Topit të Artë është më i lakmuari nga futbollistët, por në 9 vitet e fundit ata që kanë dominuar në këtë pikë kanë qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që për momentin janë 5-4 për argjentinasin. Por këtë vit, ashtu sikurse edhe në 2016 është portugezi ai që është në pozita të forta për të fituar pas triumfit në kampioonatin spanjoll dhe Ligën e kampioneve, megjithatë për luzitanin konkurenca në këtë pikë është e fortë.’Ajo për Topin e Artë do të jetë një luftë mes nesh-tha Ronaldo në një intervistë për ESPN-në gare jam unë me Messin, Neymar, Lewandowskin dhe Higuain. Ky lloj rivaliteti është i shëndetshëm dhe më motivon që të bëhem një lojtar më i mirë vit pas viti. më të mirët gjithnjë kërkojnë të sfidohen më më të mirët për të qenë sa më në formë. Në këtë mënyrë nuk e humbasim përqendrimin sepse e dimë që dikush tjetër përpiqet që të na parakalojë’.

sfidanti.al