Abi Clarke në gjendje shoku; merr kërcënime për të dashurin e saj, Floyd Mayweather
Abi Clarke, një pjesëmarrëse e njohur në reality show në televizionet britanike dhe e dashura sekrete e Floyd Mayweather, ka frikë për jetën e saj. Britanikja që e nisi këtë lidhje me boksierin amerikan në 2016 në Las Vegas u kërcënua verbalisht nga persona të paidentifikuar të cilët nuk ngurruan të thyenin me tulla edhe xhamat e shtëpisës së saj në Essex, por që për fat të mirë nuk pati pasoja për të. Sipas asaj që publikohet te ‘Daily Star;, në këtë tullë ishte e ngjitur edhe një copë letër me fjalë fyese për të dhe Mayweather. Gjithcka të lë të kuptohet se autorët e këtij sulmi janë tifozë të Conor McGregor, me të cilin Mayweather do të përballet në Las Vegas në 26 gusht. ‘Që nga momenti që u bë e ditur data e kësaj sfide janë kryer disa sulme-deklaroi Abi e cila shtoi se u arrit deri aty sa persona të panjohur e kishin ndaluar në rrugë duke i thëmë se ishte e humbur dhe se Mayweather do të vdesë.
sfidanti.al