‘Tërmet’ te Cleveland Cavaliers; edhe LeBron James do ta braktisë?

Te Cleveland ‘ka rënë tërmeti’. Duket se edhe LeBron James do të braktisë skuadrën nga Ohio. Vetëm se në rastin ‘mbretit’, ky divorc me Cavaliers ka shumë të ngjarë që të ndodhë në vitin 2018. E gjithë kjo histori ndodhi pas kërkesës së bërë nga Kyrie Irving për të shkuar në një skuadër tjetër të NBA, gjë që u cilësua si goditje me thikë pas shpine nga LeBron James. Sipas gazetarit të ESPN, Chris Haynes, James nuk do të heqë dorë nga klauzola ‘anti-transferim’  që ekziston në kontratën e tij që skadon në vitin 2018 për të mbrojtur edhe për një vit ngjyrat e Cleveland. Për më tepër, ‘The King’ ka mundësinë që të aplikojë opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për një sezon tjetër për 36.5 milionë Dollarë. Problemi në këtë pikë qëndron se James deri tani nuk ka bërë asnjë prononcim për atë cfarë do të bëjë duke qenë se në 2018 ai do të jetë në listën e basketbollistëve të lirë në merkaton e NBA.

sfidanti.al