Ronaldo, duhet të jesh Kristiano që të shpëtosh Portugalinë

Shorti është vërtet i tmerrshëm. Në të tetat e finaleve përballë është Uruguaj, nëse kalohet ai, në çerekfinale e pret Franca ose Argjentina, ndërsa nëse kapërcehet edhe kjo, në gjysmëfinale me shumë gjasa do të jetë Brazili. Në finale, edhe pse Anglia e Kroacia kanë pretendime të mëdha, mund të jetë Spanja.

Për të përballuar një itinerar të tillë, do të duhet që Kristiano Ronaldo të jetë në formën më të madhe të mundshme për Portugalinë. Deri tani ka shënuar 4 gola, një më pak se Harri Kejni, dhe shoku i tij i ekipit, Sedrik Soarez, ka besim. “Uruguaj ka lojtarë të mëdhenj, po ashtu si ne, veçse ne kemi më të mirin e botës”, – ishin fjalët e tij.

Ronaldo u duk në formë shumë të mirë gjatë stërvitjes, duke qeshur e duke bërë gjeste plot besim, pavarësisht se humbi penallti ndaj Iranit, gabim që me shumë gjasa i kushtoi Portugalisë vendin e parë në grup.

Sfidanti.al