Oferta u bë dhe nuk ishte edhe aq e vogël, por u hodh poshtë. Barcelona u përpoq të kandiste Çelsin t’i jepte mesfushorin Uillian, kundrejt mbi 55 milionë eurove, por mediat britanike shkruajnë se blutë refuzuan. Edhe pse nuk i pati punët mirë me trajnerin Konte pranë fundit të sezonit, sërish braziliani dha kontribut të madh për londinezët, dhe shkëlqeu në Champions ndaj Barcelonës.
Uillian ka kontratë deri në 2020 në “Stemford Brixh”, por mediat theksojnë se ai do të mbushë 30 vjeç tani shpejt, dhe Çelsi mund të “dëgjonte” nëse ofertat do të ishin më të larta. Përveç, katalanasve, për yllin që shkëlqen sidomos në mbrojtje, por edhe në sulm, është i interesuar Maçester Junajtidi i Zhoze Murinjos.
Sfidanti.al