“Suarez, një fitues i lindur, nuk luan vetë po theu këmbën!

Mund të goditet, të dëmtohet, të ketë dhimbje në çdo pjesë të trupit, por sërish të mos dorëzohet dhe të vazhdojë fort deri në fund. Ky është Luis Suarez, njeriu që do të vihet përballë Portugalisë në të tetat e finaleve të Kupës së Botës në Nizhni Novgorod. Edhe pse klasi i Kristiano Ronaldos mjafton për të errësuar thuajse këdo në botë, sërish për Suarezin është ndryshe.

“Ai është i veçantë, – thotë për sulmuesin, ish-shoku i ekipit tek Liverpuli, Xhemi Karrager, – shumë i fortë, shumë i talentuar. Donte të jepte shpirtin në stërvitje, në ndeshjet përgatitore. Nuk kishte rëndësi për të, nëse luhej në një fushë stërvitore apo përpara 45 000 tifozëve, dhe shumë pak lojtarë janë të tillë. Ai nuk humbiste asnjë seancë, asnjë ndeshje, do të duhej t’i thyhej këmba që të mungonte”.

Karrager mendon se karakteri i Suarezit e ktheu Uruguajin në pretendent për titull, ndërsa skuadra amerikanolatine ka në përbërje edhe yje të tjerë si portierin Muslera, mbrojtësin Godin, dhe sulmuesin Edinson Kavani. Godin do të mbajë Ronaldon, ndërsa Suarez do të ketë punë me Pepen.

Sfidanti.al