Ky është kulmi: Japonia nuk luajti aspak fair, por u kualifikua me fair play!?

Futbollistët japonezë ngjallën zemërimin e të gjithë opinionit publik futbollistik, madje edhe të atij neutral, me lojën e tyre gjatë 10 minutave të fundit, duke e pasuar topin te njeri-tjetri, pa patur asnjë synim që të shkonin te porta kundërshtare. Sidoqoftë, Japonia, për shkak të rregullut fair play, u kualifikua për në 1/8-tën e finaleve, duke qenë se lojtarët e saj kishin më pak kartona të verdhë sesa ata të Senegalit, ndërkohë që të gjithë treguesit e tjerë i kishin të barabartë.

Mbas kësaj që bëri Japonia, shumëkush bën pyetjen e logjikshme sesi ka mundësi që kualifikohesh me fair play, kur nuk luan aspak fair, pra, me ndershmëri dhe korrektësi?!

Sfidanti.al