Kur fitojnë argjentinasit e festojnë fitoren edhe në Antarktidë!

Sot është dita e së vërtetes per Leo Mesin dhe Argjentinen kur do të përballen kunder Francës. Që Argjentina është një komb futbollistik, këtë e dinë të gjithë dhe, sikurse Markos Roho të mos të kishte shënuar në fund të ndeshjes golin e tij vendimtar në ndeshjen me Nigerinë që i siguroi kualifikimin përfaqësueses argjentinase për në 1/8 e finaleve të kampionatit botëror, me siguri që ne do të lexonim lajme nga Argjentina për tragjedi kombëtare, për një katastrofë me përmasa epike, për një depresion të madh moral, se askush nuk shkoi në punë…

Por, jo, kjo nuk ndodhi, sepse Argjentina fitoi dhe, në këtë mënyrë, bëri si bëri, me shumë vështirësi, por e kaloi fazën e grupeve, duke shkaktuar në këtë vend latinoamerikan një shpërthim të tipit të Vezuvit italian dhe një entuziazëm të madh në të gjithë botën, ku ka argjentinas, madje, edhe në… cepin më të largët të botës, në Antarktidë!

Në rrjetet sociale, u publikua një video që tregonte një grup kërkimoro-shkencor argjentinas që, momentalisht, ndodhet me shërbim në Antarktidë. Pjesëtarët e këtij grupi nuk i pengoi temperatura minus 30 gradë që të dilnin nga baza e tyre dhe ta festonin golin në atë të ftohtë të madh, duke valvitur flamurin argjentinas.

Sfidanti.al