Mbrojtja e titullit të kampionit të botës përfundoi pa filluar mirë kampionati botëror, për shkak se Gjermania u eliminua nga ekipi modest i Koresë së Jugut, shumica dërrmuese e futbollistëve të së cilës luajnë në kampionatin vendas! Fjala turp nuk i përmban të gjithë ata elementët e asaj që i ndodhi Gjermanisë. Mbas eliminimit, vetkuptohet që priteshin dhe ranë nga qielli bubullima kritikash në adresë të përfaqësueses gjermane, ndërsa burime të caktuara thonë se një nga arsyet kryesore së katastrofës të gjermanëve është përçarja ose ndarja në klane në dhomën e zhveshjes së manshaftit (skuadrës gjermane).
Nuk është kursyer as Toni Kros që shënoi atë gol vendimtar kundër Suedisë dhe që mezallah se ia pasonte topin mbrojtësit të majtë, Marvin Platenhart, sepse nuk kishte besim tek ai. Ky futbollist i Hertës u zëvendësua në min. e 79-të në ndeshjen e parë dhe nuk u pa më në fushë, megjithëse aq sa luajti, luajti mirë, dhe si provë domëthënëse është fakti se vetëm Tim Verneri pati pak më shumë prekje topi.
Platenharti e preku topin gjithsej 29 herë, kurse Xhoshua Kimih – 103! Në dhomën e zhveshjes, sikurse pretendohet, dominon klani bavarez i kryesuar nga Toni Kros, me Nojerin, Humelsin dhe Mylerin, kurse në klanin tjetër që e quajnë Bing Bing dhe që kryesohet nga Zherom Boatengu, bëjnë pjesë Ozili, Kedira dhe Draksleri.
Sfidanti.al