Roma, e pohon Fonseca: Jemi gati për reduktimin e pagave

Lëvdatat e Francesco Tottit që e përkufizoi si një trajner të madh, e mbushën me krenari Paulo Fonsecan. ‘Ai është një legjendë dhe  fjalët e tij janë një vlerësim I rëndësishëm për mua, jam I kënaqur-tha tekniku I Romës në një intervistë të tij gjatë së cilës foli edhe për situatën aktuale dhe temën aq të diskutuar sic është reduktimi I pagës

‘Duhet të jemi gati për të dhënë ndihmën tonë në këto momente-tha Fonseca-duhet të jemi të ndjeshëm. Ne si Roma jemi gati për reduktimin e pagave’.

Trajneri I verdhekuqve foli edhe për riaftësimin e Zaniolos.

‘Kam folur me mjekun;riaftësimi I tij po ecën mirë. Treguesit që kam janë pozitive-shtoi Fonseca që nuk la pa përmendur mundësinë e rifillimit të kampionatit.

‘Në këtë moment , shëndeti është gjëja më e rëndësishme-vijoi Fonseca-a jemi gati të luajmë në verë? Po, nëse do të jenë kushtet, mendoj se është e rëndësishme që kampionati të mbyllet. Fushë neutral për Kupat? Cdo hipotezë është e mirë, por duhet gjendja më e mirë e mundshme’.

Sfidanti.al