Cahill sulmon Sarrin: E vështirë ta respektosh për disa zgjedhje të tij

Me Maurizio Sarrin, Chelsea arriti të fitojë Europa League  dhe të sigurojë vendin e tretë në Premier League, por në skuadër pati edhe disa pakënaqësi dhe një ndër ata që I shfaqën këto pakënaqësi ishte Gary Cahill që ishte kapiteni I asaj skuadre.

‘Në mes të sezonit, raportet e mia me Sarrin kishin përfunduar-tregon Cahill për ‘Daily Mail’-ishte e vështirë ta respektoja për disa zgjedhje të tij’

Cahill, që aktualisht është pjesë e Crystal Palace shkoi edhe më tej në intervistën e tij për tabloidin e njohur britanik.

‘U bashkova më vonë me skuadrën për shkak të Botërorit dhe humba disa prej këshillave për fazën parasezonale-vijon Cahill-por ai ishte shumë I interesuar për taktikat e tij, ndoshta më shumë sec duhej. E dija se duke luajtur 4-5 ndeshje radhazi do të rigjeja sigurite dhe gjendjen optimal, por nuk e pata kurrë këtë mundësi’.

Ndryshe nga sa ndodh me Sarrin, Cahill nuk ia kurseu elozhet Antonio Contes me të cilin kishte punuar në dy sezonet paraardhëse duke fituar edhe një titull në Premier League.

‘ishte nje trajner I madh, ashtu sikurse Mourinho ai ishte I kujdesshëm ndaj detajeve-tha Cahill-kishte arrogancë por në kuptimin e mirë të fjalës, bëhet fjalë për besim. Nëse nuk e dije përmendësh cfarë duhet të bëje në fushën e lojës, nuk aktivizoheshe’

Sfidanti.al