Përvec Bjellorusise, Nikaraguas dhe Burundit, është një tjetër shtet ku luhet futboll. Bëhet fjalë për Taxhikistanin, një shtet në Azinë Qendrore, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik ku zyrtarisht nuk ka asnjë rast me coronavirus. Këtë të shtunë u zhvillua Superkupa e këtij vendi mes Istiklol dhe Khujand e mbullur 2-1 për Istiklol që e fitoi këtë trofe për herë të nëntë në histori.
Ndërsa ditën e diel, do të nisë kampionatin ku skuadra për t’u mundur do të jetë pikërisht Istiklol, fitues I titullit kampion në 6 edicionet e fundit. Në total, në startin e kampionatit do të jenë 10 skuadra, 2 më shumë se në sezonin e kaluar për një numër të përgjithshem prej 27 ndeshjesh që do të zhvillohen në 3 faza
Përsa I përket sfidës të së shtunës, ajo u zhvillua në një stadium të boshatisur ndërkohë që në tribuna u shfaq një parrullë ku shkruhej ‘Ndal, coronavirusit’.
Sfidanti.al