Pas Antonio Mirantes, një tjetër futbollist i Romës preket nga coronavirusi. Bëhet fjalë për Carles Perez i cili konfirmoi gjithcka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram teksa theksoi se rezultoi pozitiv me coronavirus, por që është asimptomatik. Spanjolli është në gjendje të mirë dhe mezi po pret që të rinisë punën me skuadrën
‘Përpara 2 ditësh, për të kontrolluar gjendjen time shëndetësore përpara nisjes së përgatitjeve me skuadrën, bëra testin me tampon për Covid 19. Sot më komunikuan që rezultati për fat të keq është pozitiv-shkruante Perez në postimin e tij-Për fat të mirë ndihem shumë mirë dhe jam totalisht asimptomatil edhe pse sic e do logjika do të më duhet që të qëndroj në izolim deri sa testi të dalë negative. Kur mjekët do të më lejojnë do të bashkohem me shokët e skuadrës për të punuar më I motivuar se kurrë. Një përqafim dhe do të shihemi së shpejti në fushë’.
Sfidanti.al