Europa League, skuadra e vitit, Sevilla mposht sërish Interin

Pak më pak se një javë nga mbyllja e sezonit në Europa League me triumfin e Sevillas ndaj Interit në finale, UEFA publikoi listën e 23 lojtarëve më të mirë të sezonit në këtë kompeticion që u përpilua nga observatorët teknikë të UEFA për të formuar skuadrën më të mirë. Edhe në këtë rast janë andaluzianët që dalin të fituar kundrejt zikaltërve me 8 futbollistë në këtë skuadër kundrejt 6 të Interit

Nisim nga prapavija, si portierin e skuadrës së vitit shohim që është Handanovic, I mbrojtur nga një linjë defensive ku bën pjesë edhe De Vrij. Në mesfushë, observatorët e UEFA zgjodhën Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic, ndërsa në sulm është e pamundur të mos shohësh binomin Lukaku-Lautaro Martinez

Ndërsa Sevilla përfaqësohet nga portieri Bono, mbrojtësit Reguilon, Navas dhe Kounde, mesfushori Banega dhe sulmuesit Ocampos, Munir dhe De Jong. Ai që zhgënjen është Manchester United i cili ka në këtë listë vetëm Rashford, Fred dhe Bruno Fernandes. Më keq se Djajtë e Kuq në këtë pikë është Roma që e mbylli sezonin duke u eliminuar në 1/8 e finaleve dhe nuk ka asnjë lojtar te skuadra e vitit të Europa League. Bayer Leverkusen përfaqësohet nga 2 lojtarë dhe nga 1 kanë Bazeli, Shakhtar, Copenhagen dhe Ëolverhampton

Skuadra e plotë e Europa League

Portierë: Samir Handanovic (Inter), Yassine Bounou (Sevilla), Karl-Johan Johnsson (Copenhagen).

Mbrojtës: Sergio Reguillon (Sevilla), Jesus Navas (Sevilla), Stefan de Vrij (Inter), Conor Coady (Ëolverhampton), Jules Koundé (Sevilla), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Mesfushorë: Bruno Fernandes (Manchester United), Ever Banega (Sevilla), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Fred (Manchester United), Taison (Shakhtar Donetsk), Nicolò Barella (Inter), Marcelo Brozovic (Inter), Fabian Frei (Bazel).

Sulmues: Romelu Lukaku (Inter), Lautaro Martinez (Inter), Marcus Rashford (Manchester United), Lucas Ocampos (Sevilla), Munir (Sevilla), Luuk de Jong (Sevilla).

Sfidanti.al