Man.City, Klubi i natës frymëzon fanelën e tretë, tifozët: Duket si pizhama

Manchester City prezantoi zyrtarisht uniformën e tretë të tij për sezonin 2020/21. Kompania e veshjeve sportive Puma, ka dizenjuar një fanelë që është e lidhur ngushtë me Manchesterin, ashtu sikurse ndodhi edhe verën e kaluar kur uniforma e tretë ishte e zezë dhe me detaje nga lokali  Hacienda, vendi ikonë i qytetit.

Në këtë rast, fanela e tretë prezanton një pullë ‘cachemire’ të frymëzuar nga pasuria e pasur muzikore dhe kultura e modës së qytetit të Manchesterit. Ky model, sinonim i artistëve të viteve 90, ka qenë një pikë referimi në modën e të rinjve në vitet 60 duke ndikuar shumë te moda dhe kultura muzikore e Manchester për breza të tërë.

Por pavarësisht kësaj, fanela e tretë duket se nuk është pëlqyer nga tifozët e Manchesterit që e kritikuan atë në rrjetet sociale. ‘Duket si pizhama’ apo ‘Është si sfondi i Whatsapp’ ishin disa nga komentet e bëra nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale

David Bremond i Pumas e mbështeti dizajnin e tij duke shpjeguar gjithcka. ‘Për të krijuar këtë uniform të re analizuam influencat kulturale të Manchesterit që kanë pasur impakt në botë-tha Bremond-Manchester është një qytet që njihet në mbarë botën për skenën futbollistike dhe muzikore. Përdorëm trëndafilin dhe 3 lumenjtë që janë në stemën e klubit për të krijuar këtë fanelë që bashkon futbollin, muzikën dhe modën’

Vitin e kaluar, uniforma e tretë e Manchester City rezultoi një sukses, dhe tani mbetet për të parë se cfarë do të ndodhë me atë të këtij sezoni.

Sfidanti.al