Mesi dëshiron të flasë, por çfarë ka ndërmend të thotë?!

Nuk pritet që ai të kthejë mendje, dhe nuk pritet që tifozët e Barcelonës të dëgjojnë ndonjë fjalë të mirë nga goja e tij. Jo se Lionel Mesi do të shajë klubin ku u rrit dhe u bë “burrë”, por sepse askush nuk mendon se kapiteni do të ketë një “ndryshim zemre”, në mënyrë që të ndonjë mrekullia dhe ai të qendrojë. Sidoqoftë, mediat shkruajnë se Mesi do të flasë me klubin, apo do të dalë para kamerave për të sqaruar motivet për këtë që po ndodh. Babai i tij, Zhorge, pritet të jetë në Europë javën që vjen dhe të punojë për transferimin e pritshëm të djalit në një klub tjetër. Sa për Mesin, ai pritet që të japë sqarime, por gjithsesi është i vendosur që të jetë ai që të diktojë gjërat dhe kohën se kur do të ndodhin.

Sfidanti.al