Ndërsa në Barcelonë pritet kthimi i Lionel Messit nga pushimet dhe konfirmimi nga ana e tij i dëshirës për t’u larguar, Manchester City e Inter me PSG që qëndron disi mënjanë po studiojnë për të gjetur mënyrën për të arritur te sulmuesi argjentinas. Citizens për momentin janë në avantazh pasi kanë financat në favor, faktorin Guardiola dhe ofertën për një mbyllje të karrierës së Messit te Neë York City CF, klub që është në pronësi të shetikëve të anglezëve.
Por zikaltrit po punojnë në hije teksa po mundohen të gjejnë opsionet e tyre për të parakaluar Citizens. Cështja kryesore ka të bëjë pikërisht me financat. Suning nga ana e tij është gati që të marrë përsipër cështjen e pagës së futbollistit duke aktivizuar një lloj sponsorizimi për të mos rënduar zërin e shpenzimeve në bilancin e klubit, por kushti në këtë pikë është që Messi të largohet thuajse falas nga Barcelona
Vetë Messi e di që kjo është e vetmja mënyrë për t’u larguar dhe për këtë arsye informoi klubin se dëshiron të ekzekutojë klauzolën e kontratës që e lejon atë të largohet me parametra zero në fund të sezonit; por për klubin kjo klauzolë ka skaduar në 10 qershor, ndërsa për avokatët e Messit skadenca është 31 gusht duke qenë se sezoni për shkak të pandemisë do të mbyllet zyrtarisht në fund të muajit
Por nëse kjo tentativë do të dështojë, Inter mund të luajë një tjetër kartë. Sipas La Gazzetta Dello Sport që citon burime katalanase, zikaltrit janë vënë në lëvizje me FIFA për të kuptuar nëse Messi mund të largohet nga Barcelona duke u bazuar te neni 17 i saj që parashikon pagimin e një shifre shumë më të ulët se klauzola e kontratës së argjentinasit për 700 milionë Euro për futbollistin që i ka kaluar të 30 dhe që ka vendosur të largihet në vitin e fundit të kontratës se tij dhe situata e Messit përputhet me kriteret e këtij neni; argjentinasi është 33 vjec dhe kontrata i skadon në 2021.
Është shpejt të thuash se kjo tentativë do të mbyllet me sukses dhe nëse Manchester City do të parakalohet, por Interi duket i vendosur që këtë radhë të mos heqë dorë nga Messi dhe konfirmimi i Lautaro Martinez e tentantiva e radhës së Interit për Vidal e vërtetojnë më së miri këtë.
Sfidanti.al