Juventus, propozohet Suarez, por Pirlo pret Dzekon

Andrea Pirlo e tha qartë, Higuain e mbylli aventurën me Juventusin. Dhe ndërsa argjentinasi ka nisur kërkimet për një skuadër të re, skuadra torineze po lëviz për gjetjen e zëvendësuesit të tij. Në orët e fundit në Barcelonë janë shfaqur disa zëra merkatoje që kanë të bëjnë me Luis Suarez dhe për momentin mbeten në këtë kuadër.

Historia është kjo; Barcelona ka vendosur të largojë uruguajanin që ka një kontratë deri në 2021 dhe që nuk ka ndërmend të largohet pa përfituar dicka. Për këtë arsye klubi katalanas ka filluar të monitorojë situatën me klubet më të rëndësishme evropiane mes të cilëve është edhe Juventus.

Në Torino s’është e nevojshme të thuhet se nisja e sezonit me treshen sulmuese Ronaldo-Dybala-Suarez pëlqehet, por për momentin reagimi ndaj propozimit të Barcelonës është disi I ftohtë. Arsyeja është se Pirlo në radhë të parë preferon një sulmues të karakteristikave të Dzekos ndërkohë që një problem më vete është paga e Suarez, 10 milionë Euro në sezon pa haruar këtu edhe dyshimet për gjendjen e një futbollisti që ndonëse ka shumë vlera po shkon drejt moshës 34 vjecare.

Sfidanti.al