Anomalia e Chelsea; një merkato prej 250 milionë Eurosh

I bllokuar për 2 sezone në merkato nga FIFA, Roman Abramovich rinisi gjithcka me shumë goditje dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur bota e futbollit po përballet me një krizë ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Nëse Barcelona e Juventus janë të detyruara të shesin futbollistë, Reali I madridit ka vendosur të heqë dorë nga pagesat faraonike ashtu sikurse edhe PSG e Manchester City, Chelsea duket se po jeton në një planet tjetër.

Llogaritë e Bluve të Londrës janë vërtet impresionuese. I pari që u bashkua me londinezët ishte Hakim Ziyech nga Ajax për 40 milionë Euro. Blerja e dytë ishte ajo e Timo Werner nga Leipzig pëe 60 milionë, më pas ishte radha e Ben Chilëell, mbrojtësi i Leicester që kushtoi 56 milionë dhe në fund, ende jo zyrtarisht, është blerja e Kai Haverts nga Bayern Leverkusen cmimi i të cilit në total arrin në rreth 100 milionë Euro

Të gjitha këto blerje janë për sezonin 2020/2021, i pari për Chelsean që mund të kthehet të shpenzojë pa u bllokuar nga sanksionet, kjo edhe pas shitjeve të bëra verën e kaluar të Hazard dhe Moratës për një shifër totale prej rreth 130 milionë Eurosh.

Sfidanti.al