Babai i Mesit i thotë PSG-së: Djali dëshiron të shkojë tek Siti!

Kapiteni i Barcelonës ka udhëzuar “enturazhin” e tij që të përgatisë bisedime me drejtuesit katalanas. Lionel Mesi është gjithnjë e më pranë largimit nga “Kamp Nou”, por siç është thënë më parë, dëshiron të largohet në mënyrë miqësore nga klubi që, deri tani, është i vetmi i jetës së tij. Mediat shkruajnë se do të ketë bisedime mes superyllit dhe Barçës, e ndoshta do të arrihet në një akord, pra që klubi që mund ta marrë të paguajë një shumë të rëndësishme për kartonin. Është folur për 220 milionë euro, ndërsa argjentinasi dëshiron që të mos ketë konflikt sepse ai ndjen dashuri të madhe për qytetin dhe klubin ku ka 20 vjet që jeton e luan. Gjithsesi, Barcelona duket se po mban qendrim më të ashpër, sipas parimit: Ose rinovo, ose nuk ka bisedime! Pra shpreson të marrë 700 milionë eurot e kartonit. Ndërkaq, mediat shkruajnë se është e sigurt që Mesi do të bashkohet me Pep Guardiolën. Shkruhet se babai i tij ka folur me drejtorin sportiv të Paris SG, Leonardon, dhe i ka thënë se djali dëshiron të shkojë tek Mançester Siti. Pra, shpresat e PSG-së, Interit dhe Junajtidit duken të kota.

Sfidanti.al