Arlesey Town, portieri-mjek gjithnjë në linjë të parë, David Jones i shpëton jetën kundërshtarit

Në qytezën Arlesey, 70 km larg Londrës, 5440 banorët mund të mburren me një futbollist fisnik të skuadrës së tyre Arlesey Town. Klubi i kontesë Bedfordshire militon në Spartan South Midlands League Premier Division, divizioni i nëntë i futbollit anglez dhe si portier ka një hero të vërtetë. David Jones përvecse mbron portën e tij, në jetë ushtron profesionin  e mjekut dhe ishte madhështor ditën e diel kur gjatë një ndeshjeje miqësore në Armadillo Stadium me Shefford Veterans kur I shpëtoi jetën një futbollisti kundërshtar në moshën 49 vjecare që pësoi atak kardiak në fushën e lojës.

Portieri-mjek që punon në Cambridge ndihmoi këtë person, ndërkohë që shokët e skuadrës shkuan të merrnin defribilatorin e klubit përpara se të mbërrinte ambulance. Bosi i Arlesey Town, Nuno Nieli, me shumë krenari tregoi ngjarjen për Hitchin Nub News: ‘Nuk mund të jemi më krenar se kaq për portierin tonë-tha Nieli-Dave riktheu në jetë futbollistin kundërshtar 2 herë ndërsa djemtë morin defribilatorin. Ishte pak e frikshme. Në fillim disa persona menduan se  lojtari kishte astmë. Por Dave e dinte se bëhej fjalë për një atak kardiak. Është shumë modest dhe këtu në Arlesey e duam të gjithë. Me siguri është heroi ynë. Kundërshtarët u janë mirënjohës për atë cfarë bëri për të mbajtur në jetë lojtarin e tyre deri në momentin e ardhjes së defribilatorit’

Vetë Jones në një postim në Twitter vuri në dukje rëndësinë e defribilatorëve sepse shpëtojnë vërtet jetë.

Sfidanti.al