Tashmë u bënë pesë përforcime, dhe me çfarë cilësie! Në pjesën “blu” të kryeqytetit britanik (në këtë rast, anglez) po ëndërrojnë me sy hapur, ndërsa Tiago Silva hodhi firmën në kontratën 1-vjeçare me Çelsin. Qendërmbrojtësi brazilian u largua, siç pritej, nga Paris SG dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Frenk Lampard që ka në plan t’i japë madje shiritin e kapitenit. Lampardi, edhe vetë një nga kapitenët, mendon se veterani 35-vjeçar është njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të mëdhenj.
Më parë, Çelsi shpenzoi 60 milionë euro për Timo Vernerin, 42 milionë euro për Hakim Zijeçin, 50 milionë paundë stërlina për Ben Çiluellin, ndërsa Malang Sarr erdhi falas nga Franca, ashtu si edhe Tiago Silva. Pritet nëse do të përfundojë me sukses edhe transferimi i Kai Havercit, për të cilin Leverkuseni kërkon 100 milionë euro.
Sfidanti.al