Risia e France Football; Krijon një Trofe për portierin më të mirë

Në 2 dhjetor do të jetë ceremonia e dhënies së Topit të Artë nga France Football dhe për këtë vit do të ketë një risi, do të ketë një cmim edhe për portierin më të mirë të vitit që do të quhet Trofeu Jashin. Do të jetë hera e parë që do të nderohet edhe një portier në këtë lloj ceremonie të ndarjes së cmimeve.

Trofeu Jashin që është një homazh për portierin rus Lev Jashin, I vetmi lojtar në rolin e tij deri tani që ka fituar Topin e Artë, I bashkohet trofeve të tjerë suic është ai për Lojtarin e Ri më të mirë të vitit, Topi I Artë për futbollin e Femrave dhe Topi I Artë për meshkuj

Sipas Drejtorit të France Football, Paskal Ferre theksoi se përzgjedhja e portierit më të mirë do të bëhet nga e njëjta juri specialistësh ndërkombëtare që japin edhe Topin e Artë.

Përsa u përket Topit të Artë për femra në listën finale do të jenë 20 futbolliste për të cilat do të votojnë 50 gazetarë të specializuar në futbollin e femrave. Ndërsa për Topin e Artë të meshkujve, në garë do të jenë 30 lojtarë për të cilët do të japin votën e tyre 180 gazetarë në të gjithë botën.

I fundit që ka fituar Topin e Artë ishte Luka Modric në 2018 që ndërpreu dominimin dhjetëvjecar të Messit dhe Ronaldos që kanë nga 5 Topa të Artë secili.

Sfidanti.al