Zbulimi shokues I Rodman: Madona më ofroi 20 mln USD për ta lënë shtatzënë

Denis Rodman dhe Madona ka qenë një prej cifteve më të përfolur në SHBA,por vetëm për pak muaj, gjatë vitit 1994. Megjithatë pas 25 vjetësh, kjo histori po bën përsëri zhurmë dhe ‘fajin’ për këtë e ka një intervistë e bujshme  e ish yllit të Cikago Bulls me ‘The Breakfast Club duke bërë një zbulim shokues.

‘Madona më tha se do të më jepte 20 milionë Dollarë nëse do ta lija shtatzënë. Sigurisht nëse fëmija do të kishte lindur-tregon Rodman I cili shtoi se nuk ishte I vetmi që kishte marrë këtë propozim të Madonës duke lënë të kuptohet se djali që Madona kishte me Karlos Leon pas lidhjes së saj me Rodman, ishte fryt I një akordi të ngjashëm

‘Një herë më mori në telefon dhe më tha se ishte në fazën e ovulimit-tha Rodman-ajo ishte në Nju Jork, në shtëpinë e saj kurse unë në një kazino në Las Vegas duke luajtur me zare. I thashë se do shkojë dhe ajo më dërgoi një avion privat për të më marrë, shkova në shtëpinë e saj bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të lajtur sërish me zare’.

Denis Rodman dhe Madona ishin lidhur në fundin e sezonit të parë të basketbollistit me San Antonion në 1994. ‘Ishte dicka kalimtare, por intensive-tregon Rodman, 5 herë kampion I NBA-e gjetëm njëri-tjetrin në moment perfekte; karriera e saj ishte në një fazë ngecjeje, kurse unë isha në ngritje. Motivuam njëri-tjetrin dhe për pak kohë ishim në të njëjtin drejtim’.

Më pas tregon edhe për momentin kur Madona u shfaq në dhomën e zhveshjes së San Antonios pas një ndeshjeje me LA Lakers

‘Ishte ndeshja e fundit e sezonit dhe ajo ishte ulur në radhën e parë-vijon Rodman-pas ndeshjes e gjeta përpara dollapit tim, por nuk e kisha ftuar unë. Shokët e mi të skuadrës ishin të gjithë të habitur dhe ndonëse  kishin vetëm peshqirët në trup, mbajtën radhën për të bërë foto me të. Më pas shkuam në shtëpinë e saj. Në atë kohë jetoja në këtë mënyrë, isha një lojtar, por edhe një rock star’.

Sfidanti.al