Irani rrëzon pjesërisht barrierën; lejon femrat në stadium, por vetëm për Kombëtaren

Irani bën një hap aspak të vogël përsa I përket pranisë së femrave në stadium. Pas 40 vitesh, femrat iraniane do të lejohen të shkojnë në stadium për të ndjekur ndeshje futbolli, por kjo do të ndodhë vetëm për ndeshjet e skuadrës kombëtare. Ai që e konfirmoi këtë ishte Ministri I Sporteve, Masud Soltanifar I cili ka shpjeguar se në stadiumin Azadi të Teheranit ku Irani luan pjesën më të madhe të ndeshjeve dhe që në muajin e ardhshëm do të presë ndeshjat kualifikuese të Botërorit 2022, janë përgatitur hyrjet dhe tualetet e ndara.

Ndryshimi I madh do të vihet re në 10 tetor kur Irani do të luajë ndaj Kamboxhian. Në fakt shenjat e para për lejimin e femrave iraniane në stadium u panë një vit më parë kur disa tifoze(që më shumë ishin punonjëse të Federatës ose të afërme të lojtarëve) u lejuan të hyjnë në tribunë.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, nëpërmjet presidentit Xhani Infantino, kishte bërë një sërë apelesh tek Federata Iraniane e Futbollit duke e konsideruar të papranueshme këtë kufizim duke e paralajmëruar oër një përjashtum të bujshëm nga Botërori I vitit 2022.

Tani femrat iraniane mund ta ndjekin ndeshjen e kombëtares në stadium, por jo në sektorët e rezervuar për meshkujt dhe e gjithë kjo ndodhi pak ditë pas cështjes së tmerrshme të Sahar Kodajari, tifozes 29 vjecare që vdiq duke protestuar ndaj këtij kufizimi që reziston prej shumë kohësh. Sahar që u mbiquajt edhe ‘vajza blu’ në rrjetet sociale për shkak të ngjyrës së skuadrës së saj Estegal, skuadrës së saj të zemrës, I vuri flakën vetes në Teheran pas shtyrjes së procesit ku ajo ishte e pandehur pasi tentoi të hyjë në stadium e veshur si mashkull.

Sfidanti.al