Cështja Grizman; Federata nuk e mbyll ‘Camp Noun’

Federata Spanjolle e Futbollit nuk do të mbyllë Camp Noun për parregullsitë e dyshuara në blerjen e Antuan Grizman të Barcelonës nga Atletiko Madrid. Komisioni I Kompeticionit që ka vlerësuar gabimet procesiale të këtij konflikti, në fakt e ka lënë këtë cështje në një pikë të vdekur dhe nuk mori asnjë vendim një ditë më parë dhe nuk do ta bëjë as të mërkurën e ardhshme.

Gjykatësi instructor Huanco Landaberea propozoi mbylljen e Camp Nout të NBarceloëns, por sipas burimeve që janë pranë këtij procesi, është e pamundur që të miratohet nmjë masë e tille. Provat e paraqituar nga të dyja palët janë studiuar nga ky komision që ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar

Me një skenar të tillë dhe me dokumentacionin e Barcelonës në tryezën e gjykatëses së Kompeticionit, Karmen Perez, ka shumë të ngjarë që gjithcka të shtyhet për të paraqitur prova të reja nëse do të ketë. Ndërkaq, vendimi final do të jepet, por në këtë moment me këto prova që janë aktualisht, mbyllja e Camp Nout është praktikisht e pamundur.

Sfidanti.al