Superliga Kineze po përgatitet për të “bombarduar” sërish merkaton. Pas shifrave absurde të ofruara, për të sjellë në Azi futbollistë si Hulk, Zhervinjo, Guarin, apo Ramirez, tashmë në listë ka hyrë edhe Karlos Teves. Sulmuesit 32 vjeçar, i kthyer tek Boka Junorios, pas eksperiencës tek Juventusi, tashmë i është propozuar një shifër prej 40 milionë eurosh në sezon.
Ndërkohë që për Apahin janë të interesuara edhe klube të njohura, si Palmeiras e Mançester Siti. Në shkurt, Teves refuzoi një ofertë prej 22 milionë euro të ardhur nga Shangai SIPG, por me këtë shifër të klubit kinez, që mbetet ende i panjohur, do të bëhej futbollisti më i paguar në histori, duke përfituar shumë më tepër edhe se Kristiano Ronaldo.