Amerikania Samanta Diaz ka bërë një xhest që i ka çuditur të gjithë. Sportistja 23 vjeçare ëndërronte të ndeshej në disiplinën miks të areve marciale, por kur është peshuar, rezultoi 52.70 kilogram, pra 20 gramë mbi peshë dhe sapo ka zbritur nga peshorja nuk është menduar dy herë, por ka prerë flokët.
Në peshimin e dytë ishte në limitet e peshës së lejuar (7 gramë më shumë) dhe u lejua të merrte pjesë në garë. Diaz bëri të ditur se u ndje shumë keq, pasi i janë dashur vite të rriste flokët, por konkurimi në këtë aktivitet ishte një ëndërr e saj, për të cilën ia vlente edhe kjo sakrificë.