“Është më e rëndësishme për ata sesa për ne”. Kështu u shpreh Maks Alegri për përballjen e kësaj mesjave të Juventusit në Ligën e Kampionëve në Sevilje. Një fushë e vështirë, përballë futbollistësh tepër të fortë, që kampionia e Italisë i ka provuar edhe më parë sesa të zorshëm janë për t’u mundur. Jo më kot, Sevilja ka fituar tri herë radhazi Ligën e Europës.
Gjithsesi, Alegrit pritet t’i rikthehen “të fortët” pikërisht kundër të fortëve në “Sançez Pizhuan”. Xhixhi Bufon do të luajë në portë, ndërsa ndaj Peskarës titullar ishte Neto. Xhorxho Kielini më 95 për qind (sipas mediave italiane) do të jetë në fushë, dhe po ashtu është gati Dani Alvesh. Një tjetër lajm shumë pozitiv është ai i gatishmërisë së Klaudio Markizios, pasi nuk luajti dot me kombëtaren, por edhe në sfidat e fundit juventine.
Mbetet në dyshim, veçse, një nga më të rëndësishmit, Gonzalo Higuain, i cili nuk ishte në stërvitjen e fundit me skuadrën, ndërsa Alegri ka edhe dy shqetësime të tjera. Mehdi Benatia dhe Miralem Pjaniç nuk janë në kondicionin më të mirë fizik. Juventusit besohet i duhet fitorja në Sevilje, pasi ndodhet në vendin e dytë në grup me 8 pikë, ndaj 10 të spanjollëve.