Karim Benzema ka ende mundësi që të kthehet të luajë me përfaqësuesen franceze. Sulmuesi i Realit të Madridit i përjashtuar nga skuadra e Bluve në 2016 për skandalin e shantazhit ndaj Mathieu Valbuena për një video seksuale, mund të riveshë fanelën e skuadrës transalpine nëse Michel Moulin do të fitojë zgjedhjet për presidencën në Federatën Franceze të Futbollit.
Moulin që e konfirmoi përpara disa ditësh kandidaturën e tij në një intervistë për ‘Le Figaro’, ka si synim që të mundësojë kthimin e Benzema te përfaqësuesja franceze. ‘Përsa i përket administrimin e Karim Benzema, Deschamps është një i punësuar i Federatës Franceze të Futbollit-tha Moulin-I duhet thënë se Benzema duhet të luajë, do t’i them që Benzema të grumbullohet në kombëtare’
Moulin që e ka kritikuar me forcë presidentin aktual Noël Le Graet, mendon se cështja Benzema nuk u administrua në mënyrë korrekte. Ai thekson se futbollisti është i pafajshëm deri në momentin që do të vërtetohet e kundërta dhe pret që nëse ai do të zgjidhet, sulmuesi i Realit të Madritit të kthehet të veshë fanelën e Francës.
Sfidanti.al