Kostoja e “të përjashtuarve” tek Reali arrin në 150 milionë euro!

Një ditë ndoshta mund të gjejnë vend në skuadër, por për momentin nuk janë “as në ajër, dhe as në tokë”. Flasim për katër futbollistë të blerë jo edhe aq lirë nga Reali, që kanë moshë të re, por që nuk luajnë dhe këta janë Luka Joviç, Eder Militao, Alvaro Odriozola dhe Odegard. Të katër së bashku kanë një mesatare moshë 23 vjeç, ndërsa janë marrë në total për gati 150 milionë euro. Joviçit i kushtoi kartoni 60 milionë, Militaos 50 milionë, Odriozolës 35, ndërsa Odegardit vetëm 2.8 milionë euro. Trajneri Zinedin Zidan, në një sezon tepër të vështirë ku nuk po merr rezultatet e duhura, nuk po mundet që t’i gjejë vend në ekip. Të katër të rinjtë kanë nevojë për minutazh, por Zizuja s’e ka luksin që t’ua japë, ndërsa as yjet e tij të përhershëm nuk duken shumë “në terezi”.

Sfidanti.al